VMRO-DPMNE për LSDM-në: Anëtarësia po i braktis, rejtingu po u shkrihet

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 nëntor, Zhurnal.mk – LSDM është një parti që nuk ka çfarë t’u ofrojë qytetarëve përveç skenarëve të zinj dhe gënjeshtrave dhe pikërisht për këtë arsye anëtarësia po i braktis, rejtingu po u shkrihet, ndërsa Filipçe e ka çuar LSDM-në në margjinat e skenës politike në Maqedoni, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

“LSDM-ja dhe Filipçe me muaj e keqpërdorin temën e Alta Bankës dhe përhapin panik, ashtu siç gënjyen për migrantët, për ujin në Gostivar, për falimentimin dhe për pensionet.

Së pari përhapën panik për Alta Bankën, ndërsa kur dokumentet dhe faktet dolën në sipërfaqe, ikin nga përgjigjet. Më pas përhapën histori për një ndalim të supozuar të Alta Bankës për të operuar në Bashkimin Evropian, më saktë në Austri, që në fund të rezultojë se banka nuk kishte ndalim të veprimtarisë, por kishte marrë një gjobë kundërvajtëse nga rregullatori austriak.

Pastaj LSDM-ja e frikësoi opinionin me skenarë për dështimin e bankës dhe humbjen e depozitave të kursimtarëve, ndërsa pasi të gjithë pamë se banka është likuide dhe se nuk do të falimentojë, si dhe se shteti po vihet në mbrojtje të qytetarëve, kaluan në sulme personale ndaj kryeministrit Mickoski.

Krijimi i frikës, përhapja e gënjeshtrave dhe manipulimeve janë pjesë e strategjisë politike të LSDM-së me qëllim që të përfitojnë ndonjë pikë politike më shumë, duke i shkaktuar me vetëdije dëm shtetit.

Sa i përket skenarëve të zinj të Filipçes dhe LSDM-së për ekonominë, vetë Filipçe pranoi se huamarrjet e qeverive të LSDM-së i kushtojnë Maqedonisë afro 25 miliardë denarë për pagesën e interesave të kredive.

Gjatë qeverisjes së LSDM-së, borxhet rriteshin nga viti në vit, ndërsa nuk kishte investime kapitale.

LSDM-ja dhe BDI-ja lanë pas vetes shkretim financiar dhe ekonomik në shtet.

Satelitët e LSDM-së, të udhëhequr nga Filipçe dhe Zaev, e shisnin shtetin dhe e poshtëronin atë në çdo mënyrë të mundshme, vetëm për të mbushur xhepat e tyre, për të investuar në Dubai, për të bërë jetë luksoze me jahte në Egjeun dhe për të blerë aksione të kompanive ajrore.

Sot Maqedonia ka normën më të lartë të rritjes së bruto-prodhimit vendor në rajon dhe inflacionin më të ulët. Inflacioni në Maqedoni është 25 për qind më i ulët se mesatarja evropiane, ndërsa rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti ka arritur në 4,3 për qind.

Në tetor të vitit 2026, inflacioni vjetor në Maqedoni ishte 3,3%, ndërsa në vitin 2022, gjatë qeverisjes së LSDM-së, arriti në 19,8%.

Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, nga një minus i thellë i trashëguar nga qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së, e ka stabilizuar ekonominë dhe po e orienton drejt rritjes.

Sot qarkullimi industrial në Maqedoni shënon rritje prej mbi 5,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjë që është një tregues inkurajues i aktivitetit ekonomik.

Kemi mbi 1,1 milion turistë dhe pothuajse tre milionë net-qëndrime deri në fund të muajit shtator.

Po ndërtohen autostrada që për dekada kanë ngecur në vend, po vendosen linja të reja ajrore, Maqedonia po lidhet me rajonin dhe botën, me qëllim lehtësimin e transportit, tërheqjen e investimeve të huaja, zhvillimin e turizmit dhe hapjen e mundësive të reja ekonomike.

Po investohet në infrastrukturë, po punohet për përmirësimin e kushteve për biznes dhe po krijohen parakushte për zhvillim ekonomik.

Dallimi është i qartë: LSDM-ja dhe Filipçe ofrojnë gënjeshtra dhe panik, ndërsa VMRO-DPMNE ofron punë, rezultate dhe zhvillim të shtetit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër