Gjykata nënvizoi veçanërisht rolin udhëheqës të Thaçit në koordinimin e këtyre tentativave për pengim dhe gjithashtu e shpalli atë fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Gjykata dënoi gjithashtu Kuçin për një akuzë të mosbindjes ndaj gjykatës dhe shpalli Kilajn të pafajshëm.
Duke komentuar aktgjykimin e sotëm, Prokurorja e Specializuar tha “E mirëpres aktgjykimin dhe dënimet e sotme të cilat japin një mesazh të qartë: ata që përpiqen të sabotojnë sundimin e ligjit, të zbulojnë materiale sekrete të gjykatës apo të ndërhyjnë tek dëshmitarët, do të vihen para përgjegjësisë pavarësisht statusit apo postit të tyre”.
“Këto përpjekje minojnë ruajtjen e integritetit të procesit gjyqësor dhe atyre iu duhet dalë ballas”, theksoi tutje Uest.
“ZPS-ja do të vazhdojë të jetë e palëkundur në hetimin dhe ndjekjen penalisht të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë për të mbrojtur sundimin e ligjit”, tha ajo
“Akuzat në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për administrimin e drejtësisë u ngritën në bazë të audioincizimeve të individualizuara e të fshehta, të bëra me autorizimin e gjykatës, dhe materialeve të sekuestruara që demonstrojnë se z. Thaçi, që ishte në paraburgim në Hagë, iu dha udhëzime të paligjshme vizitorëve të tij që të kontaktonin dëshmitarë të ZPS-së në procesin për krime lufte ndaj z. Thaçi që ishte në proces”, thuhet në njoftim.

