Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim ishte i pranishëm edhe delegacioni i ambasadorit.

Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri te përkrahja për zhvillimin e vendit dhe përpjekjet e tij për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ajo ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, duke veçuar edhe rëndësinë e programeve të bursave MEXT për studentët kosovarë.

Gjatë takimit, presidentja ka theksuar nevojën për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe eliminimin e tatimit të dyfishtë.

Po ashtu, ajo ka ngritur çështjen e lehtësimit të udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës drejt Japonisë, si dhe ka kërkuar mbështetjen e mëtejshme të Japonisë për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në fund, Shiroka Pula ka vlerësuar edhe rolin e Japonisë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër