Dy alarme për bomba në një ditë, policia arreston 18-vjeçarin e dyshuar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 17 nëntor Zhurnal.mk – Alarmet për bomba rikthehen në Gjimnazin e Tetovës! Vetëm gjatë ditës së sotme janë pranuar dy denoncime për mjete shpërthyese, duke detyruar evakuimin e nxënësve, profesorëve dhe stafit të shkollës. Policia ka kryer kontrollet në terren për të verifikuar rrezikun e mundshëm.

Ndërkohë, MPB njofton se ka arrestuar një 18-vjeçar nga fshati Radiovcë, i dyshuar për alarm të rremë për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është sekuestruar një telefon celular.

Drejtori i shkollës, Jeton Kamberi, thekson se alarmet janë rikthyer pikërisht në të njëjtën datë kur kishin filluar edhe vitin e kaluar. Hetimet pritet të zbardhin të gjitha rrethanat e rastit dhe nëse i dyshuari lidhet edhe me dy alarmet e sotme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër