Juventusi planifikon tri nënshkrime të mëdha në janar, mësohen objektivat dhe alternativat

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Zyrtarët e Juventusit po punojnë prapa skenave përpara afatit kalimtar të dimrit, duke etiketuar tashmë objektivat e tyre për t’i transferuar dhe për të përforcuar ekipin për vazhdimin e kampionatit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi planifikon të sjellë tre lojtarë të rinj në skuadrën e Luciano Spallettit: një mbrojtës të majtë, një mesfushor dhe një sulmues qendre.

Objektivat kryesore të Juventusit janë tre lojtarë që luajnë në kampionate tjera, ku i pari është algjeriani i Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, i dyti danezi i Marseille, Pierre-Emile Hojbjerg dhe i fundit norvegjezi i Atletico Madridit, Alexander Sorloth.

Alternativa për mbrojtësin e majtë janë spanjolli Alejandro Balde i Barcelonës dhe italiani Destiny Udogie i Tottenhamit.

Në mesfushë, francezi Darryl Bakola i Sassuolos është një tjetër opsion, megjithëse ai do të ishte më shumë një investim për të ardhmen.

Në sulm, alternativat janë amerikani Folarin Balogun i Monacos, italiani i Atalantas, Gianluca Scamacca dhe Mateo Retegui i Al-Qadsiah.

La Gazzetta dello Sport raporton se tre nënshkrime do të ishin shumë për t’u realizuar, dhe paratë nuk janë problemi i vetëm. Rritja e kapitalit e njoftuar së fundmi mund të lehtësojë vështirësinë financiare.

Juventusi tashmë ka një skuadër të mbingarkuar, por ata synojnë t’i bëjnë disa largime së shpejti ku në mesin e tyre janë Edon Zhegrova, Arkadiusz Milik, Kamil Grabara dhe Daniele Rugani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër