Kreu i inteligjencës amerikane: Kaosi në fluturime nuk u shkaktua nga një sulm kibernetik

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Uashington, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Kreu i inteligjencës amerikane përjashtoi mundësinë, që ndërprerjet e gjera të trafikut ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten e kaluar, të jenë shkaktuar nga një sulm kibernetik, duke argumentuar se problemet erdhën si pasojë e një përditësimi të softuerit, të cilin sistemi i vjetëruar nuk arriti ta përballonte.

“Ky nuk është një sulm kibernetik dhe nuk bëhet fjalë për një përpjekje të koordinuar nga një shtet tjetër”, deklaroi drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, në një intervistë për CNBC të martën.

Sipas tij, ndërprerja u shkaktua thjesht nga një përditësim që sistemi ekzistues nuk mundi ta përballonte.

Një defekt teknik në Administratën Federale të Aviacionit (FAA) të premten, çoi në ndalimin e të gjitha fluturimeve, në shkallë kombëtare për më shumë se katër orë.

Ky ishte vetëm rasti i dytë që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001, kur autoritetet amerikane vendosën një ndalim të përgjithshëm të ngritjes së avionëve në të gjithë vendin.

Mijëra fluturime u anuluan dhe shumë të tjera pësuan vonesa. Kompanitë ajrore vijuan përpjekjet për rikthimin e plotë të operacioneve normale edhe të hënën.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin deklaroi të premten, se nuk kishte prova për një sulm kibernetik, por theksoi se ishte ende herët për të përjashtuar çdo shkak të mundshëm.

artikuj të ndërlidhura