Shkup, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Vendosja e sistemit rajonal për grumbuillim të mbeturinave mbetet një prej prioriteteve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sepse kjo do të thotë vendosje e rendit apo realizim i një reforme shumë të rëndësishme në të gjitha rajonet në vendin tonë, deklaroi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
“Plotësisht e kuptoj reagimin e deputetëve dhe të qytetarëve sa i përket menaxhiit me mbeturinat. Sa i përket ndërtimit të qendrës rajonale në qytetin e Sveti Nikoles, e cila do ta përfshijë rajonin lindor dhe verilindor, ai është proces i cili zhvillohet nga ana e Ministrisë së Financave, përkatësisht institucionit në kuadër të Ministrisë së Financave, përkatësisht institucionit në kuadër të Ministrisë e cila është përgjegjëse për mjetet nga BE-ja dhe kjo procedurë është në proces dhe zyrtarisht si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk jemi të informuar rreth zyrtarizimit të këtij procesi dhe prandaj nuk do të jap mjë shumë hollësi për këtë”, tha Hoxha.
Ministria punon në përgatitjen e dokumentacionit apo procedurave të tjera të nevojshme për ndërtimin e qednrave të tjera të treta rajonale në vendin tonë.
“Në Rusino, e cila e përfshin rajonin e Pollogut, përgatitjet administrative, përgatitjet procedurale janë në proces të përfundimit. Deri në fund të këtij viti, përkatësisht vitin e ardhshëm do të presim edhe shpalljen e parë të qendrës së parë rajonale Rusino, e cila do të ndërtohet me standarde ekologjike evropiane. Tashmë është shpallur edhe ndërtimi i qendrës transferuese në qytetin e Tetovës, e cila është pjesë e projektit rajonal për ndërtim të qendrave rajonale për menaxhim me mbeturina. Hollësitë rreth mjeteve financiare unë nuk do t’i cekë para opinionit, sepse ato janë procese të cilat janë në rjedhë dhe nuk mund të flitet për to”, tha ministri Hoxha.
Ai theksoi se Ministria vazhdon edhe me përgatitjet e tjera administrative, procedurale për ndërtim të qendrës së dytë rajonale në Novaci, e cila do t’i përfshijë dy rajonet adekuate.
“Do të thotë ato janë komunat të cilat i tkaojnë rajonit jugor dhe perëndimor të Pellagonisë. Procedurat janë në rrjedhë, atje parashihet të ndërtohen pesë qendra transferi të mbeturinave në të gjitha komunat. Qendra e tretë të cilën e diskutojmë është qendra e cila do të jetë në komunën e Bosillovës dhe kjo qendër, përkatësisht procedurat për fillim të ndërtimit të kësaj qendre janë pak në fazë të tejkaluar dhe ne si ministri jemi në proces të përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm”, tha Hoxha në mbledhjen plenare për parashtrim të pyetjeve të opozitës.

