Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka kundërshtuar ndryshimet e shpeshta kushtetuese nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar, ndërkohë që përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë mbetet kusht për avancimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, raporton SllobodenPeçat, transmeton Zhurnal.

Në 35-vjetorin e Kushtetutës, ajo deklaroi se 21 nga 36 amendamentet kushtetuese janë miratuar nën ndikimin ndërkombëtar, duke vlerësuar se ndërhyrjet e vazhdueshme e dobësojnë rëndësinë e aktit më të lartë juridik.

Siljanovska-Davkova kërkoi përfshirjen e ekspertëve në shqyrtimin e ndryshimeve të ardhshme kushtetuese.

Ndërkohë, ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve vazhdojnë të jenë kusht për përparimin e procesit eurointegrues.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër