Presidentja takon Sekretarin e Përgjithshëm të RCC-së, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja Justina Shiroka Pula, priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, avancimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian.

“Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të nismave rajonale që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, forcimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër