Kuvendi nesër vazhdon seancën, në rend dite edhe Ligji për Specialen

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë nesër, të enjten më 19 nëntor, seancën plenare, me fillim në orën 10:00, ku në rend të ditës janë tri pika, përfshirë votimin e rezolutave për shëndetësinë dhe energjinë elektrike, si dhe rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sipas njoftimit të Kuvendit, deputetët do të votojnë Propozim-Rezolutën nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Në rend të ditës është edhe votimi i Propozim-Rezolutës nga mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Po ashtu, deputetët do të rishqyrtojnë Ligjin nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili është kthyer nga Presidentja e Republikës së Kosovës për rishqyrtim.

Vazhdimi i seancës plenare do të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër