76.7 miliardë lekë për Mbrojtjen në vitin 2027, financimi arrin në 2.61% të PBB-së

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Shpenzimet buxhetore për Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2027 parashikohen në 76.7 miliardë lekë, ose 2.61% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me një rritje prej 7 miliardë lekësh krahasuar me financimin aktual.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2027 në Kuvend, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se financimi do të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në NATO.

“Për Mbrojtjen do të vijojmë të financojmë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në NATO . Për vitin 2027, parashikohet që shpenzimet buxhtore për Ministrinë e Mbrojtjes të arrijnë në 76,7 miliardë lekë ose 2.61% e PBB-së, me një rritje të financimit me 7 miliardë lekë”, tha ministri.

Sipas Malajt, vetëm për komponentin “Core Defense”, që lidhet me forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe mbështetjen e angazhimeve në kuadër të Aleancës, shpenzimet parashikohen të arrijnë në 2.35% të PBB-së.

“Vetëm për Core Defense, pra për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit që mbështesin angazhimet tona në kuadër të NATO-s, shpenzimet do të arrijnë në nivelin 2.35% të PBB-së”, u shpreh ministri Malaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër