Kurti dhe ambasadorja zvicerane hapin Samitin e 6-të Rajonal kundër diskriminimit racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, kanë hapur Samitin e 6-të Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka bërë të ditur se Zvicra mbetet mbështetëse e vazhdueshme e përpjekjeve për avancimin e përfshirjes së këtyre komuniteteve, duke theksuar se mundësitë e barabarta dhe përfshirja sociale janë thelbësore për ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe më kohezive, shkruan Telegrafi.

Sipas ambasadës, përkthimi i angazhimeve politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor për përfshirjen e komuniteteve në veprime konkrete mbetet thelbësor, si për përmirësimin e pozitës së tyre, ashtu edhe për përparimin e rajonit në procesin e integrimit evropian.

Samiti synon të kontribuojë në forcimin e përpjekjeve rajonale kundër diskriminimit racor dhe në avancimin e të drejtave dhe mundësive të barabarta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër