Kuvendi miraton me 83 vota ratifikimin e protokollit për Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 83 vota për Projektligjin për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin e Marrëveshjes mbi statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ratifikimi i këtij protokolli garanton përfaqësimin dhe vendimmarrjen e barabartë të Kosovës në strukturat e Komisionit, si dhe mundëson rritjen e kapaciteteve profesionale të specialistëve kosovarë në fushën e mjekësisë ligjore.

“Ratifikimi i këtij protokolli ruan të pacënuar të drejtën e plotë të Republikës së Kosovës për përfaqësim dhe vendimmarrje të barabartë si shtet palë në çdo strukturë të Komisionit. Njëherësh, kjo marrëveshje sjell përfitime të drejtpërdrejta profesionale dhe institucionale, duke rritur kapacitetet e mjekëve tanë ligjorë dhe të specialistëve të tjerë në një fushë me rëndësi etike për drejtësinë. Gjithashtu, ky projektligj përmbush objektivat e strategjisë së politikës së jashtme për konsolidimin e pranisë sonë në organizatat ndërkombëtare”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër