Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike deri më 1 korrik, vendimin e morëm pas njoftimit të BE-së

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se vendimi lidhur me linjat energjetike që Serbia nuk i ka liruar është marrë pas disa vitesh përpjekjesh dhe pasi Beogradi nuk e kishte zbatuar afatin e përcaktuar deri më 1 korrik 2026.

Duke folur për këtë çështje, Rizvanolli theksoi se KOSTT-i kishte paraqitur ankesë zyrtare, ndërsa në vitin 2025 Këshilli i Ministrave i Komunitetit të Energjisë kishte konstatuar shkeljen ligjore të Serbisë për moslirimin e linjave.

Ajo tha se pas moszbatimit të afatit dhe dështimit të zgjidhjes së propozuar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, institucionet e Kosovës e kishin njoftuar paraprakisht BE-në për vendimin që do të merrnin.

“Veprimet kanë filluar të ndërmerren dhe kjo çështje ka filluar të ngrihet që nga viti 2021. KOSTT-i zyrtarisht ka bërë një ankesë, kronologjia e vendimmarrjes ka qenë e tillë që tek në vitin 2025 është miratuar nga Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë, një vendim i cili ka konstatuar shkeljen ligjore të Serbisë në rastin e moslirimit të linjave. Vendimi i ka dhënë afat Serbisë deri më 1 korrik 2026 për t’i liruar linjat, kjo nuk ka ndodhur, me këtë rast BE-ja ka propozuar një zgjidhje me ndërmjetësimin e tyre, ne i kemi dhënë edhe disa muaj kohë për të realizuar këtë zgjidhje. Pasi kjo nuk ka ndodhur, ne kemi lajmëruar paraprakisht BE-në disa ditë më herët dhe kemi marrë këtë vendim”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër