Kasami inspekton punimet në Lagjen “Jashtë Vardarit”, pas kanalizimit dhe ujësjellësit do të asfaltohet rruga

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 19 nëntor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar nga afër punimet infrastrukturore që po zhvillohen në lagjen “Jashtë Vardarit”.

Sipas Kasamit, aktualisht po punohet në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit, ndërsa pas përfundimit të këtyre ndërhyrjeve do të vijojë edhe asfaltimi i rrugës.

Kasami ka theksuar se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë në të gjitha lagjet e Tetovës, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër