Bergner: Transparenca dhe llogaridhënia, thelbësore për besimin e qytetarëve dhe integrimin në BE

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Instituti Shqiptar i Shkencave prezantoi projektin “Qendra e Monitorimit Dixhital dhe Transparencës për Prokurimin Publik”, nismë që mbështetet nga Ambasada Gjermane në Tiranë dhe synon forcimin e transparencës në proceset e prokurimit publik.

Gjatë prezantimit të projektit, në një diskutim me përfaqësues të qeverisë dhe parlamentit shqiptar, si dhe ekspertë të fushës ligjore dhe ekonomike, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, vuri në dukje rëndësinë e konkurrencës dhe transparencës në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Transparenca dhe llogaridhënia janë parakushte për besimin e qytetarëve në menaxhimin e të ardhurave nga taksat përmes qeverisë shqiptare”, theksoi Bergner.

Projekti synon të kontribuojë në monitorimin dixhital të prokurimit publik dhe rritjen e transparencës e llogaridhënies në përdorimin e fondeve publike. Ambasada Gjermane e bëri të ditur nismën përmes një postimi, duke nënvizuar rëndësinë e saj në kuadër të përpjekjeve për përafrimin e standardeve shqiptare me ato europiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër