Bastisje në rrethinë të Strugës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Nëpunës policorë të NJPB Strugë e privuan nga liria A.A. (47) nga fsh. Frëngovë, rrethina e Strugës, njotoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

“Nëpunës policorë të NJPB Strugë në bashkëveprim me nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike në MPB, me urdhër të Gjykatës Themelore të Strugës, kanë realizuar bastisje në ambientet që i përdor A.A., me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore e bardhë”, njofton MPB-ja.

Sipas informaacionit, gjatë kontrollit personal ndaj tij, është gjetur dhe sekuestruar gjithashtu një lëndë pluhurore e bardhë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër