Varshava konfirmon hyrjen e objekteve fluturuese ruse në hapësirën ajrore

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Varshavë, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri polak i Mbrojtjes, Władyslaw Kosiniak-Kamysz deklaroi sot se disa objekte fluturuese ruse, kanë hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë sulmeve ajrore të fundit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Deklarata vjen pasi prokurorët polakë raportuan më herët, se një objekt fluturues kishte rënë në territorin polak, në rajonin lindor të Lublinit, gjatë një vale sulmesh të fuqishme ajrore ruse kundër Ukrainës fqinje.

Sipas prokurorisë, objekti u rrëzua në një fushë pranë një fshati, rreth 60 kilometra larg kufirit të Polonisë me Ukrainën.

Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji. Në fund të muajit korrik, një raketë hyri në hapësirën ajrore polake dhe u rrëzua në të njëjtin rajon, pranë fshatit Tarnawa Kolonia. Nga incidenti nuk pati të plagosur.

Sipas qeverisë polake, bëhej fjalë për një raketë ruse kruz të tipit CH-101, e përdorur për goditjen e objektivave në distanca të largëta.

Hyrja e mjeteve fluturuese ruse në hapësirën ajrore polake, përbën një shqetësim për sigurinë e vendit, i cili është anëtar i NATO-s dhe kufizohet me Ukrainën, ku Rusia vijon sulmet ushtarake.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër