Von der Leyen: Me Londrën kemi arritur një pikë kthese, synojmë forcimin e marrëdhënieve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe kanë hyrë në një fazë të re, duke e cilësuar marrëveshjen për rivendosjen dhe forcimin e bashkëpunimit, si një pikë kthese në raportet mes palëve.

Gjatë shkëmbimit të parë të deklaratave me kryeministrin britanik, Andy Burnham, në kuadër të samitit BE-BM në Bruksel, Von der Leyen theksoi se të dyja palët, kanë marrë një vendim politik për të thelluar marrëdhëniet dhe se rezultatet e këtij angazhimi tashmë janë të dukshme.

“Jemi në një pikë kthese. Kemi marrë vendimin politik për të forcuar marrëdhënien tonë dhe kjo pasqyrohet në rezultatet e këtij samiti”, u shpreh ajo.

Deklarata e presidentes së Komisionit Evropian lidhet me procesin e njohur si “reset”, rivendosjen e marrëdhënieve mes Brukselit dhe Londrës pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Ky proces synon të përmirësojë bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, tregtinë, energjinë dhe çështje të tjera ekonomike e politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër