Shiroka Pula priti në takim ambasadoren e Suedisë, Åsa Pehrson, flasin për integrimin evropian të Kosovës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson.

Presidentja vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik.

Më tej, Presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së Suedisë për integrimin evropian të Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ajo gjithashtu ngriti nevojën për bashkëpunim në forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve hibride.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve suedeze në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër