Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka zhvilluar takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Ambasadorin Kristof Kamp.

Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e kohezionit shoqëror.

“Angazhimi politik dhe institucional në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet komuniteteve, forcimin e besimit të ndërsjellë dhe garantimin e barazisë e përfshirjes është thelbësor për stabilitetin afatgjatë të një shteti”, shkroi Ferati në një status.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër