Saveski dhe Toshkovski ranë dakord për masa konkrete për veprim urgjent në rastet e dhunës në familje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u mbajt një takim pune i prokurorit publik Nenad Saveski me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, në të cilin u dakorduan masa konkrete për veprim të koordinuar, urgjent dhe efikas në rastet e dhunës në familje, njoftuan nga Prokuroria.

„Në kushtet e trendeve shqetësuese të veprave penale që lidhen me dhunën në familje, të tri institucionet përcaktuan aktivitete prioritare të orientuara drejt avancimit të parandalimit, sigurimit të mbrojtjes në kohë të viktimave dhe zbulimit dhe ndjekjes penale më efikase të kryerësve. Në përputhje me protokollin e dakorduar, në çdo rast të evidentuar, Ministria e Punëve të Brendshme, menjëherë pas pranimit të kallëzimit, do ta njoftojë prokurorinë publike kompetente.

Prokurori publik do ta koordinojë punën e një ekipi të përbërë nga inspektorë policorë dhe persona profesionalë nga qendrat për punë sociale, me qëllim të veprimit në kohë dhe të sinkronizuar“, thuhet në njoftim.

Është paraparë sigurimi urgjent i një konstatimi dhe mendimi të ekspertit lidhur me lëndimet eventuale, vlerësimi i rreziqeve dhe mbledhja e të gjitha provave të nevojshme, me çka do të krijohen kushtet për marrjen e shpejtë të një vendimi nga prokuroria publike dhe ndërmarrjen e veprimeve përkatëse për ndjekje penale.

Prokurori shtetëror Saveski dhe ministrat Toshkovski dhe Velkovski ranë dakord për vendosjen e pikave të kontaktit në të tri institucionet, përmes personave të caktuar, të cilët do të jenë vazhdimisht të disponueshëm për komunikim të ndërsjellë, koordinim dhe dhënie të udhëzimeve urgjente. Veprimi do të zhvillohet në përputhje me procedurat e standardizuara, me kompetenca dhe përgjegjësi të përcaktuara qartë.

„Me forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional pritet të sigurohet reagim më i shpejtë në çdo rast individual, ndërmarrje në kohë e masave për mbrojtjen dhe përkujdesjen ndaj viktimave, si dhe procedim efikas i kryerësve para gjykatave kompetente. Institucionet mbeten të përkushtuara për veprim të qëndrueshëm dhe në kohë në të gjitha rastet e dhunës në familje, duke vepruar në koordinim të ngushtë, me qëllim të mbrojtjes së viktimave dhe sigurimit të përgjegjësisë për kryerësit“, njoftoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPRMV).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër