Dyfishohet pagesa për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 nëntor, Zhurnal.mk – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ndau sot historinë e një nëne të re të divorcuar, që kujdeset e vetmje për djalin e saj.

Spahiu, në postimin në rrjetet sociale, shprehet se “falë politikës së re të mbështetjes sociale, ajo do të përfitojë dyfishimin e pagesës për djalin e saj me aftësi të kufizuara, si dhe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për përkujdesjen ndaj tij”.

Njohja e kontributeve për ndihmësit personalë shtrihet për herë të parë në mënyrë gjithëpërfshirëse, pa dallim të diagnozës apo moshës së personit që përfiton kujdes, duke synuar garantimin e trajtimit të barabartë dhe sigurisë sociale për familjet.

Më herët, Spahiu tha se “objektivi është që çdo person me aftësi të kufizuara dhe çdo familje të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti, përmes politikave që garantojnë dinjitet, përfshirje dhe mundësi të barabarta”.

artikuj të ndërlidhura