Shkup, 25 nëntor, Zhurnal.mk – Ndërmarrja publike „Pyjet Kombëtare“ (Nacionalni shumi), përmes Agjencisë për Administratë, ka shpallur konkurs publik për punësimin e 27 nëpunësve publikë në shtatë pozicione të ndryshme pune. Konkursi është publikuar më 23 nëntor, ndërsa afati për aplikim zgjat deri më 7 dhjetor.Pjesa më e madhe e punësimeve të parashikuara janë në veprimtarinë financiare, planifikim dhe analizë, çështje juridike dhe prokurim publik. Pagat mujore neto lëvizin nga 26.050 denarë (rreth 424 euro) deri në 29.320 denarë (rreth 477 euro), me orar pune prej 40 orësh në javë, nga e hëna deri të premten.
Sipas konkursit publik, ndërmarrja kërkon këto kuadro:
Shtatë bashkëpunëtorë të rinj për financa me pagë prej 29.320 denarësh (477 euro);
Dy bashkëpunëtorë të rinj për çështje juridike me pagë prej 29.320 denarësh (477 euro);
Nëntë bashkëpunëtorë të rinj për plan dhe analizë me pagë prej 27.650 denarësh (450 euro);
Një referent-arkëtar me pagë prej 26.050 denarësh (424 euro);
Gjashtë bashkëpunëtorë të rinj për prokurim publik me pagë prej 29.320 denarësh (477 euro);
Një bashkëpunëtor të ri për përfaqësim me pagë prej 29.320 denarësh (477 euro);
Një teknik-hartograf me pagë prej 26.050 denarësh (424 euro).
Për 25 nga gjithsej 27 ekzekutues, përvoja e mëparshme e punës nuk është kusht i detyrueshëm. Në Departamentin për prokurim publik, ku kërkohen gjashtë bashkëpunëtorë, mund të konkurrojnë kandidatë me arsim të lartë nga çfarëdo fushe. Për 19 ekzekutues parashihet që të punojnë në degët e ndërmarrjes, ndërsa në konkurs nuk specifikohet se në cilat qytete do të sistemohen. Konkursi i ri tërheq vëmendje edhe nga aspekti i strukturës kadrovike dhe shpenzimeve për të punësuarit në ndërmarrjen publike. Siç raportoi „Faktor“ në maj të këtij viti, sipas Raportit të punës për vitin 2025, „Pyjet Kombëtare“ në fund të vitit të kaluar kishte 1.413 të punësuar me afat të pacaktuar, ndërsa mbi 90 për qind të prerjes dhe transportit të drunjve e kryenin operatorë të jashtëm.
