5
Shkup, 25 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Butelit Darko Kostovski, nuk u përgjigj kur u pyet nga gazetarët se pse nuk e zbatoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve në parkun e ri të Butelit.
Gjatë një konference për shtyp, ai u pyet dy herë nga gazetarët pse nuk e zbaton ligjin dhe në përgjigjen e tij fliste për tema tjera, ndërsa një herë e ftoi gazetarin që ta shijojë parkun.
“Ju dëshiroj nga zemra që edhe ju ta shijoni parkun, të vini ta vizitoni”, tha Kostovski, duke mos u përgjigjur në pyetjen se pse nuk e zbaton Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
