Burnley vendosi një rekord të pabesueshëm negativ në futbollin anglez

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Burnley, për të cilin luan lojtari i kombëtares shqiptare, Armando Broja, humbi ndaj Birmingham me rezultatin 0-2 të mërkurën mbrëma, duke u bërë kështu mbajtësi i rekordit për serinë më të gjatë të ndeshjeve të ligës vendase pa fitore në historinë e futbollit anglez.

Ekipi nga ‘Turf Moor’ nuk ka fituar para tifozëve të tij në 24 ndeshje radhazi në ligë, një seri që zgjat 403 ditë, raporton AFP. Fitorja e tyre e fundit në ligë në shtëpi ishte më 18 tetor të vitit të kaluar kundër Leeds (2-0), ndërsa Burnley ende luante në Ligën Premier.

Sipas BBC, rekordin e mëparshëm për serinë më të gjatë e mbante Sheffield Wednesday, i cili kaloi 376 ditë pa fituar një ndeshje në shtëpi nga prilli 2025 deri në maj 2026. Burnley e tejkaloi këtë rekord në fund të tetorit dhe mbrëmë u bë klubi i parë në historinë e futbollit anglez që kaloi 24 ndeshje radhazi në shtëpi pa fitore.

Lojtarët e Burnleyt u fishkëllyen nga tifozët. Klubi i Lancashire, i cili ra nga Liga Premier sezonin e kaluar, mbetet në zonën e rënies nga Championship dhe ka fituar vetëm një herë në 17 ndeshje të ligës këtë sezon.

Në anën tjetër, Birmingham arriti fitoren e shtatë në nëntë ndeshjet e fundit dhe iu afrua më shumë vendeve që të çojnë direkt në Ligën Premier.

artikuj të ndërlidhura