Shkup, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim të rinjtë e Akademisë së Vullnetarëve, së bashku me përfaqësuesen e organizatës Multikultura, në kuadër të një projekti të financuar nga Komuna e Tetovës.
Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë që ofron Komuna për të rinjtë, përfshirjen e tyre në iniciativa komunale dhe rolin që mund të kenë në zhvillimin e komunitetit.
Përmes një postimi, Kasami ka theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse, duke vlerësuar se zëri, idetë dhe energjia e tyre janë të domosdoshme për zhvillimin e qytetit.
Ai ka ritheksuar se mbështetja e të rinjve dhe krijimi i mundësive për angazhimin e tyre mbeten ndër prioritetet e Komunës së Tetovës./Zhurnal.mk
