5
Shkup, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Një 61-vjeçar nga Prilepi është privuar nga liria nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij 81-vjeçare në shtëpinë familjare.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 24 nëntor 2026, në orën 23:10, zyrtarë policorë të SPB-së Prilep kanë arrestuar Z.S. nga Prilepi.
Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
