Bilall Kasami pret në takim ambasadorin turk, Alper Aktaş: Fokus bashkëpunimi në kulturë dhe turizëm

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktaş.

Gjatë takimit është diskutuar për çështje me interes të përbashkët, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Tetovës dhe Turqisë.

Kasami ka theksuar rëndësinë e Turqisë si partnere të rëndësishme, duke nënvizuar se përveç marrëdhënieve institucionale, dy palët i bashkojnë edhe vlerat dhe lidhjet e përbashkëta kulturore.

Vëmendje e veçantë gjatë bisedës i është kushtuar mundësive për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit.

Kryetari Kasami ka bërë të ditur se kontaktet dhe komunikimi me palën turke do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa ka falënderuar ambasadorin Aktaş për vizitën, duke i uruar sukses në misionin e tij diplomatik.

artikuj të ndërlidhura