Dhuna në familje, MPB-ja paralajmëron kamera trupore për policët

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron kamera trupore për policët për identifikimin e gjendjes faktike gjatë inspektimit të dhunës së paraqitur në familje.

Kjo pritet të rrisë efikasitetin gjatë procedurës së mëtejme gjyqësore, të rritet cilësia e dëshmive, si dhe ulet dhuna. Policia e Velesit është në periudhë testimi me kamerat në trup.

“Materiali i siguruar si dëshmi do të shfrytëzohet nga prokuroria publike. Ju bind se shumë do të rritet fuqia e dëshmive në çdo rast konkret. Nëse kemi dëshmi konkrete për një vepër të kryer penale, atëherë procedura do të lehtësohet mjaftueshëm. Nëse nuk kemi dëshmi, gjithashtu edhe pafajësia do të dëshmohet edhe më lehtë.”, – deklaroi ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Njëkohësisht po punohet edhe në projektin që viktima vetë të mund ta paraqesë dhunën apo ndonjë tragjedi tjetër edhe me video thirrje.

“Do të mund të vendoset video thirrje, nëse personi vetë vendosë kështu, nëpërmjet Qendrës për Menaxhim me Kriza, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me ndonjë spital apo qendër të zjarrfikësve, me ç’rast materiali i dëshmive i cili do të sigurohet në këtë proces, do të mund ta shfrytëzojmë në kuadër të procedurave penale, që është një vlerë e madhe e shtuar.”, – theksoi ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Projektet po përgatiten tanimë dy vite. Ministria e Brendshme paraprakisht do t’i informojë qytetarët për masat juridike mbrojtëse dhe çfarë mund të vërtetohet me përfshirjen direkte të tyre. Pikë reference për avancimin e ndërhyrjeve policore është marrë ShBA-ja, ku janë shënuar rezultate të dukshme.

artikuj të ndërlidhura