Shkup, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Sipas deklaratës së Kos, Maqedonia e Veriut deri më tani ka realizuar 56 përqind të reformave të parapara. Ajo e veçoi Malin e Zi si vendin me përqindjen më të lartë të përmbushjes së reformave, me 94 përqind, për çka do të përfitojë 81 milionë euro në këstin e ardhshëm. Shqipëria ka realizuar 80 përqind të reformave dhe do të marrë 85,6 milionë euro në këstin e katërt.
Procedura për rishpërndarjen e mjeteve tashmë ka filluar, ndërsa pagesat shtesë pritet të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.
Sipas sqarimit të eurokomisioneres, mjetet e pashfrytëzuara, përfshirë edhe ato që fillimisht ishin paraparë për Serbinë, ndaj së cilës pagesat ishin ndërprerë që në janar, do të rishpërndahen te vendet që tregojnë rezultate më të mira në zbatimin e reformave.
