5
Shkup, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Më 26.11.2026 në ora 20:30 në rr. Kiro Ristovski Drnc në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin G.S. (40) nga Tetova. Sipas raportimit, rreth orës 18:20 në një lokal hotelierik në Tetovë, ai nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë ia ka marrë portofolin 55-vjeçares Sh.M. nga Tetova. Tek ai është gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe i njëjti është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme.
