Kumanovë, 27 nëntor Zhurnal.mk – Një qytetar nga Kumanova është përballur me kallëzim penal, pasi dyshohet se ka kërcënuar vajzën e tij se do ta djegë, ndërsa me lëndë djegëse ka spërkatur edhe shtëpinë familjare.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj personit me inicialet B.S., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“.
Rasti ka ndodhur më 19 nëntor 2026, në shtëpinë familjare, ku i dyshuari fillimisht ka fyer dhe kërcënuar vajzën e tij.
Më pas, ai ka spërkatur dhomën me lëndë djegëse, duke kërcënuar se do t’i vërë flakën vajzës dhe shtëpisë.
Rasti është bërë i ditur nga MPB-ja, ndërsa ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal.
