Shkup, 28 nëntor Zhurnal.mk – Në të gjithë fshatin kanë mbetur më pak se dhjetë shtëpi të banuara, tjerët janë larguar dhe kanë vënë drynin në portat e shtëpive, të cilat sot janë gjysmë të rrënuara.
Në rrugët e fshatit takuam vetëm disa fëmijë, të cilët festën e flamurit nuk kanë ku ta festojnë. Një ditë më parë, në shkollë kanë recituar disa vjersha, dhe kaq ka qenë shënimi i kësaj feste.
”Si do e festoni festen? Nuk e festojmë. Nuk keni se si e festoni? Pak jemi, në klasë të nëntë vetëm tre, në klasë të tetë katër, në klasë të shtatë tre e në të gjashtën vetëm dy. Keni ndonjë organizim për festen e nëntorit? Jo nuk kemi. Si do e kaloni festen? Nuk e di, nuk e festojmë aspak”, tha një nxënës.
”Vetëm pak kilometra larg Shkupit, një tjetër fshat po shuhet gradualisht. Dikur i banuar dhe plot jetë, sot fshati Paniçar i Sarajit po përballët me braktisjen, zbrazjen e shtëpive dhe lënien pas dore të tokave bujqësore. Këtu kanë mbetur vetëm disa fëmijë të izoluar”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.
Banorët që mbajnë gjallë fshatin thonë se janë harruar nga të gjithë.
“Kushtet i kemi shumë të vështira por çfarë të bëjmë, nuk ka përkrahje nga askush ky fshat. Këtu janë vetëm 12 shtëpi e tjerët janë larguar në fshatra tjerë. Ata që janë këtu me çfarë mbijetojnë? Mbijetojnë me bagëti. E tokat i punoni? Jo, vetëm një pakicë e shumica nuk e punojnë”, u shpreh Samedin Jakupi – Banor i fshatit Paniçarë.
”Fshati ynë është i vjetër mbi 350 vjet pasi në varreza shkruajnë që ky katund ekziston mbi 350 vjet. ”Ti je njëri ndër këto 12 shtëpi që jetojnë këtu. Po, po. Është e vështirë? Po tepër e vështirë, mungon rruga e puna e gjithçka mungon. Me çfarë merresh? Me tokë, e mbjellim tokën. ”Cila do te ishte porosia për të gjithë shqiptarët nga fshati Paniçar? Ua urojmë 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe të përmirësohen kushtet e shqiptarëve në të ardhmen”, shtoi banor i fshatit Paniçarë.
