Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 28 nëntor Zhurnal.mk – Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Strazhë–Gostivar, pasi një veturë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Sipas informacioneve nga dëshmitarët okularë, në aksident ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e zjarrfikësve.

Aktualisht është duke u zhvilluar aksioni për nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti, pas së cilës pritet t’u ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për numrin e personave të lënduar dhe shkaqet që çuan në aksident.

artikuj të ndërlidhura