Mickoski-Geer: Qytetarët e meritojnë një të ardhme evropiane dhe ajo duhet të vijë sa më shpejt

nga Xh M

Shkup, 27 maj – Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin Timço Mucunski realizuan takim me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, David Geer, shkruan zhurnal.

Në takim u theksua përkushtimi i fuqishëm evropian i VMRO-së si qeveri e ardhshme, e cila është një nga tre postulatet kryesore të veprimit, krahas luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe zhvillimit të përshpejtuar ekonomik.

Mickoski tha se shteti duhet të transformohet në çdo fushë dhe të përmirësohet dukshëm jeta e njerëzve.

Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, siç thuhet në njoftim, veprimet e saj do t’i bazojë ekskluzivisht në ligje dhe nuk do të aplikohen keqpërdorime si qeveria e kaluar në të kaluarën me flamurin evropian.

“Konkluzioni është se qytetarët e meritojnë një të ardhme evropiane dhe ajo duhet të vijë sa më shpejt”, njofton VMRO.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More