Shkup, 12 qershor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, hodhi poshtë spekulimet për ndarje brenda Frontit Europian. Duke u shprehur me vendosmëri, Sela theksoi besnikërinë e tij ndaj premtimit për këtë bashkëpunim politik.
Sela shtoi se pavarësisht nga natyra e ndryshme e partive që formojnë frontin, qëllimi i përbashkët mbetet të arrihet progresi dhe të përshpejtohen ndryshimet kushtetuese.
“Por kjo nuk do të thotë që ne të dalim nga natyra jonë, sepse fronti është një bashkim i partive të ndryshme, dhe jemi zotuar para qytetarëve që do të arrihen ndryshimet kushtetuese, sepse Maqedonia e Veriut nuk ka kohë për të humbur”, tha Sela.
