Nga java e ardhshme fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”, për vlerat që nuk paraqesin rrezik!

nga Redaksia

Shkup, 21 korrik – Drejtoria për të Ardhurat Publike njofton se nga java e ardhshme do të fillojë pagesa e kthimit të TVSH-së nëpërmjet Ministrisë së Financave.

Paralelisht, siç bëjnë të ditur, vijon formimi i Komisionit për avancimin e proceseve për TVSH-në, i cili do të punojë në ridizajnimin e procedurave të brendshme që të sigurohet efikasitet dhe mbrojtje nga keqpërdorimi.

Komisioni i ri tashmë ka kryer analizë të detajuar për kërkesat e aprovuara paraprakisht për kthim, duke identifikuar rastet që paraqesin rrezik të cilat kërkojnë inspektim shtesë. Për vlerat tjera, të cilat nuk paraqesin rrezik, kthimi do të fillojë menjëherë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More