Nga Kabineti i Siljanovska – Davkova konfirmojnë se ka mbërritur dorëheqje me shkrim nga ambasadori Fërçkoski

nga D V

Shkup, 22 gusht – Nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska – Davkova për MIA-n konfirmojnë se ka mbërritur dorëheqje me shkrim nga Lubomir Fërçkoski, i cili e kryente funksionin ambasador dhe përfaqësues i përhershëm në Kombet e Bashkuara.

Dorëheqja, siç bënë të ditur një pjesë e mediave, është dorëzuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Fërçkoski në pozitën e ambasadorit në Nju Jork ishte emëruar në vitin 2022. Dekretin për emërimin e tij e nënshkroi shefi i atëhershëm i shtetit Stevo Pendarovski.

Para pak kohësh, Fërçkovski ishte thirrë në bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për gjoja parregullsi financiare në punën e përfaqësisë, por siç deklaroi ministri Timço Mucunski, te biseda ende nuk është arritur për shkaqe shëndetësore të ambasadorit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More