Nis bojkotimi i mësimit nga klasët e dyta në shkollën “Dardania” në Prishtinë, prindërit kërkojnë orar më të përshtatshëm

nga D V

Nxënësit e klasëve të dyta në shkollën “Dardania”, në Prishtinë kanë nisur bojkotimin e mësimit për shkak të pakënaqësive që kanë me orarin e vendosur për vitin 2024/25, orar ky që fillon 15:00 deri në 18:25.

Të dielën, prindërit e nxënësve paralajmëruan se nuk e pranojnë orarin e ri të vendosur, dhe se nga dita e hënë do të bojkotojnë procesin mësimor derisa të bëhet një orar i përshtatshëm për nxënësit.

Besarta Rrahmani, kryetare e grupit të prindërve në një deklaratë për Telegrafin, ka konfirmuar se nga sot ka nisur bojkotimi i procesit mësimor.
“Ne sot do ta bojkotojmë mësimin, nuk do t’i dërgojmë fëmijët në shkolla”, tha ajo.

Ndryshe, në reagimin e prindërve theksohej se “orari është tejet i papërshtatshëm për fëmijët tanë të vegjël, pasi çrregullon tërësisht dinamikën e tyre ditore”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More