VanHorn në Apelin e GJKKO: Vendimet e gjyqtarëve, jetike për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri

nga D V

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), gjyqtaren Saida Dollani.

VanHorn ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët shfaqi guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimet e tyre janë jetike për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri, thuhet në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës.

Ambasada e SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur institucionet e drejtësisë së Shqipërisë në misionin e tyre për të ruajtur drejtësinë dhe integritetin, thuhet në postim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More