Qeveria i miratoi Propozim-ndryshimet e Ligjit për media

nga Xh M

Shkup, 11 mars – Qeveria, në seancën e saj të 57-të të sotme, miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media me të cilat pritet të fuqizohet konkurrenca në hapësirën mediatike dhe të vendosen mediat onllajn në kornizë ligjore.

“Duke pasur parasysh faktin se rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mbi 70 për qind e publikut informohet në internet, duke bërë që mediat onllajn të bëhen një faktor i rëndësishëm në hapësirën mediatike, u shfaq nevoja për përfshirjen e tyre në Ligjin për media. Kjo do të kontribuojë gjithashtu në stimulimin më intensiv të vetërregullimit si një segment i rëndësishëm për punën profesionale të gazetarëve dhe forcimin e konkurrencës në hapësirën mediatike”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Propozim-ndryshimet duhet të dërgohen në miratim në Kuvend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More