Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

nga D. V.

Në fshatin Brojë të Skenderajt i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë ditën e shtunë, në moshën 87-vjeç.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarë, miqtë, politikanë nga Kosova dhe Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut.

Por, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij nuk ishte Hashim Thaçi, i cili po vazhdon të mbahet në paraburgimi që nga viti 2020.

Megjithatë, Thaçi i ka dërguar një kurorë me lule me mbishkrim “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”.

Thaçi ka takuar për disa orë babanë e tij në Klinikën Interne të QKUK-së, pak ditë para se ai të ndërronte jetë. Thaçit iu mundësua vizita nga Specialja për shkaqe humanitare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More