Numërohen mbi 70 për qind të votave në Shqipëri, kryeson Partia Socialiste me mbi 52 për qind

nga Xh M

Në Shqipëri janë numëruar mbi 70 për qind të votave për zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që partia në pushtet, Partia Socialiste (PS), e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, kryeson me 52,46 për qind, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga 3.862 qendra të numëruara, nga 5.225 në total, PS-ja është në avantazh. Raportohet se numri i mandateve të deputetëve që siguron PS-ja paraprakisht është 82.

Koalicioni i drejtuar nga partia më e madhe opozitës, “Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore-PD-ASHM”, renditet i dyti me 34,15 për qind, ose paraprakisht 52 mandate.

Sipas të dhënave të publikuara në uebfaqen e KQZ-së, Partia Socialdemokrate renditet e treta me 3,52 për qind për qind të votave ose 3 mandate.

Gjithashtu raportohet se mandate kanë siguruar edhe disa parti të tjera të reja, si Partia Mundësia, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe Partia Lëvizja Bashkë, paraprakisht me nga 1 mandat.

Ndërkohë, pjesëmarrja në zgjedhje, sipas të dhënave nga 3.037 qendra votimi të përpunuara, është 42,21 për qind.

Në Shqipëri të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku u votua për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë me 140 mandate.

Të drejtën e votës e kishin 3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Risia kryesore e zgjedhjeve ishte votimi nga jashtë Shqipërisë, pasi për herë të parë votuan edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More