5
Tiranë, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Ambasadorja e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, iu përgjigj pyetjes nëse Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së në vitin 2029.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo u shpreh se ky objektiv është i mundur, por theksoi se realizimi i tij kërkon punë sfiduese, ritëm dhe zbatim të reformave.
“Shqipëria mori dje udhërrëfyesin, ku nuk ka më gjëra të tjera shtesë, por merr parasysh synimin e Shqipërisë dhe kalendarin që i ka caktuar vetes. Është e mundur, por është punë shumë sfiduese, sepse pjesa e fundit është ritmi i fundit që duhet t’i japësh vetes.
Nuk kam arsye për të dyshuar, gjithçka do të varet nga ritmi dhe si do të miratohen dhe do të zbatohen reformat. Është e rëndësishme që të jetë synimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha ambasadorja.
