“A është foshnja në bark me ne?” Rihanna i përgjigjet me ironi thashethemeve për shtatzëni

Nga D. V.
140 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja, Rihanna, ka mohuar me humor thashethemet se po pret fëmijën e katërt me partnerin ASAP Rocky, pasi së fundmi mirëpriti fëmijën e tyre të tretë.

Spekulimet nisën në rrjete sociale, ku u aludua se ajo mund të ishte sërish shtatzënë, shkruan DailyMail.

Por, Rihanna reagoi shkurt në komente, duke shkruar: “A është foshnja në bark me ne?”, duke i hedhur poshtë zërat me ironi.

Çifti, që është bashkë që nga viti 2020, kanë tre fëmijë së bashku dhe vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për jetën e tyre familjare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër