A po ndryshon standardi i politikës shqiptare?

Nga R.ZH
1,491 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkruan, Jasir Asani, analist

Për një kohë të gjatë, fuqia e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut është maturkryesisht përmes posteve që siguronin në Qeveri. Numëroheshin ministritë dhe drejtoritë, ndërsaçdo emërim paraqitej si dëshmi e avancimit shqiptar.

Ky model kishte rëndësinë evet kur shqiptarët luftonin për prani më të madhe në institucione. Por, më shumë se dy dekada pas Marrëveshjes së Ohrit, vetëm prania nuk mund të konsiderohetmë rezultat i mjaftueshëm.

Nisja e fazës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, fuqizimi me kuadro i Spitalit Klinik të Tetovësdhe përpjekja për ta rregulluar përfaqësimin e drejtë me ligj shtrojnë pyetjen nëse politikashqiptare po kalon nga përfaqësimi simbolik te rezultatet e matshme.

Diçka po lëviz pas dy dekadash pritjeje

Për lidhjen moderne ndërmjet Shkupit dhe Kosovës është folur për më shumë se dydekada. Autostrada Shkup–Bllacë u premtua në katër cikle zgjedhore, por u ndërtuan vetëm rrethdy kilometra pranë kufirit. Ndërkohë, qytetarët, mërgimtarët, transportuesit dhe biznesetvazhduan të përdorin një rrugë të ndërtuar para më shumë se 50 vjetësh.

Faza e dytë përfshin 10,5 kilometra autostradë dhe mbështetet me 167,6 milionë euro hua ngaBanka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 30,8 milionë euro grant nga BashkimiEvropian.

Procedurat janë zhvilluar ndër vite, prandaj meritat nuk mund t’i atribuohen vetëm një partie. Porkatër cikle zgjedhore dhe vetëm rreth dy kilometra të ndërtuar e bëjnë të pashmangshme pyetjennëse kjo autostradë ishte vërtet prioritet.

Në Spitalin Klinik të Tetovës janë formalizuar 145 punësime, prej të cilave 107 kuadro tëprofileve mjekësore, 28 specializantë dhe 10 punonjës teknikë. Sipas drejtuesve, është numri mëi madh i punësimeve të realizuara njëherësh në historinë e institucionit.

Nëse ky hap ka dhënë rezultat, do të shihet në cilësinë e shërbimeve dhe kushtet për pacientët. Kriteri, megjithatë, po ndryshon. Nuk ka rëndësi vetëm kush e drejton institucionin, por edheçfarë ndryshon gjatë mandatit të tij.

Pyetja  mbeti pa përgjigje për 20 vjet

Testi tjetër është Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Pas shfuqizimit të “balancuesit”, çështja është kthyer në Kuvend si propozim për zgjidhje ligjore.

Pushteti e paraqet atë si zgjidhje sistemore, ndërsa opozita shqiptare e kundërshton ashpër dheparalajmëron bllokimin e Kuvendit. Kjo shtron pyetjen pse një çështje kaq e rëndësishme përshqiptarët nuk u rregullua me ligj për më shumë se dy dekada.

Pushteti aktual duhet t’i çojë deri në fund proceset e nisura, ndërsa opozita shqiptare të shpjegojëpse shumica e prioriteteve që promovoi gjatë viteve në pushtet mbetën të papërfunduara dhe porealizohen vetëm pasi ajo kaloi në opozitë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër