Abdixhiku për Alush Gashin: Kishte një lloj autoriteti që nuk kërkonte të dëgjohej me forcë

Nga D. V.
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 maj, Zhurnal.mk – Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është mbajtur mbledhje komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar, anëtarit të Kryesisë, një prej themeluesve të LDK-së e bashkëpunëtorit të Presidentit Rugova, prof. Alush Gashi, raporton Ekonomia Online.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Gashi i përkiste brezit më të vështirë të historisë së popullit të Kosovës.

“Jemi mbledhur për të nderuar një njeri të madh. Alush Gashi mbetet njeriu i cilësisë, njeriu i arsyes, njeriu i përmbajtjes. Ai kishte një lloj pranie që nuk impononte, por që të qetësonte. Kishte një lloj autoriteti që nuk kërkonte të dëgjohej me forcë, sepse mjaftonte urtësia e tij për ta respektuar. Pikërisht për këtë, dhimbja jonë sot është e heshtur, por është shumë e rëndë”, tha Abdixhiku.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Abdixhiku foli edhe për përjetimet e kujtimet që ndau me të ndjerin Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër