Administrata Trump: Lufta ka ‘përfunduar’ me Iranin para afatit të Kongresit amerikan

Nga D. V.
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington,1 maj, Zhurnal.mk – Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po argumenton se ka “përfunduar” lufta me Iranin, për shkak të armëpushimit që ka nisur në fillim të muajit prill.

Kjo do t’i lejonte Shtëpisë së Bardhë të shmangte nevojën për të kërkuar miratimin e Kongresit për zgjatjen e luftës.

Trump përballej sot me një afat për të përfunduar luftën ose për të paraqitur argumentet para Kongresit amerikan për ta zgjatur atë.

Një zyrtar i lartë i administratës, duke folur për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushte anonimiteti, tha se për qëllimet e “War Powers Resolution”, “luftimet që nisën të shtunën, më 28 shkurt, janë përfunduar”.

Ai shtoi se ushtria amerikane dhe Irani nuk kanë shkëmbyer zjarr që nga armëpushimi dyjavor, i cili filloi më 7 prill, shkruan skynews.

Këto deklarata vijnë pas komenteve të ngjashme nga Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, i cili në një seancë dëgjimore në Senat tha se e kuptonte që afati 60-ditor ishte ndalur gjatë armëpushimit.

Edhe pse armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit është zgjatur, Teherani ende mban kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Marina amerikane po vazhdon bllokadën ndaj tankerëve iranianë të naftës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër