Adnan Ejup, drejtor i ri i Agjencisë për Punësim

Nga Xh M
982 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 3 mars – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka emëruar për drejtor të ri të Agjencisë për Punësim, Adnan Ejup pas shkarkimit të drejtorit aktual Selatin Behluli i cili pritet që të jetë Sekretar shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Adnan Ejup në këtë pozitë vjen pas një përvoje të gjatë të punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pastaj si Sekretar shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e më pas edhe në komunën e Çairit si shef kabineti i kryetarit të komunës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër